Sejamini: E pafalshme për PD-në që ka bërë aleancë me këdo, por jo me Patozin dhe Topallin
Drejtuesi i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini e cilësoi një gabim të pafalshëm të Partisë Demokratike faktin që ka bërë aleancë me këdo dhe nuk ka bërë aleancë me tri partitë e reja, që sipas tij me gjasë do ta dëmtojnë, Partinë Nisma, Bindja Demokratike dhe Lëvizja për ndryshim, e drejtuar nga Jozefina Topalli.
Sipas Sejaminit, vetëm një aleancë e tillë do t’i krijonte kushte reale opozitës për të fituar zgjedhjet.
Teksa komentoi votën e të pavendosurve, Sejamini u shpreh se PD nuk ka punuar siç duhet me elektoratin gri, të cilët sipas tij me gjasa në fund do të votojnë PS.
Kjo e fundit, tha Sejamini, është duke punuar fort me elektoratin griu, të cilët po telefonohen një më një nga shtabet elektorale të PS në mënyrë që të binden.
Teksa komentoi pozicioni ne Lëvizjes Socialiste për Integrim, gazetari Sejamini u shpreh se PS ka një fushatë të qartë politike kundër LSI, që sipas tij duket se ka dhënë rezultat duke ndikuar edhe në tkurrjen e saj.
“Rama ka thënë sot që LSI-në do ta dërrmojmë, sepse ata që ikën nga PD në 2017 duhet të kthehen tek PD ndërsa të tjerët do të vijnë tek ne. Kjo është një deklaratë efikase nga ana elektorale, jep mesazh te elektorati se këta do të fitojnë, mund të ketë dhënë rezultat”, shpjegoi Sejamini.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë