Sejamini: Menaxhimi i situatës së tërmetit e ka shpëtuar PS-në nga një humbje e thellë në Durrës
Gazetari Neritan Sejimani, bëri një analizë mbi rezultatin paraprak të Exit Poll për qarkun e Durrësit, ku PS kryeson me 42,4 – 48,4%, ndërsa PD renditet e dyta me 37,4 – 43,4%.
Z. Sejamini u shpreh se nëse në Durrës nuk do të kishte ndodhur tërmeti dhe menaxhimi i kësaj situate nga pandemia, atëherë në Durrës PD-ja do të kishte një përqindje më të lartë votash.
“Edhe Elbasani edhe Durrësi do të ishin si Tirana po të mos kishin ndodhur ngjarje specifike. Në Durrës ndodhi tërmeti dhe ne e kemi parë në sondazhe”, u shpreh z. Sejamini.
Gazetari i Euronews Albania tha më tej se pavarësisht se qytetarët e Durrësit janë të pakënaqur me qeverinë, kjo pakënaqësi është mbuluar me menaxhimin e situatës pas tërmetit nga ana e qeverisë. Sipas z. Sejamini, kjo gjë i ka kushtuar PD-së, 1-2 mandate.
“Pakënaqësia në Durrës me qeverinë është 60%, ndërsa kur vjen puna se si qeveria ka menaxhuar tërmetin në Durrës është pozitive 60%. Ndoshta kjo mund të kishte bërë ndryshimin që përkthehet në 1-2 mandate”, u shpreh z. Sejamini, duke shtuar se sipas tij në Durrës PDF-ja duhet të kishte fitore më të thellë se Tirana, pasi në të gjitha sondazhet që janë bërë pakënaqësia me qeverinë ka qenë e madhe, por ka ndikuar menaxhimi i situatës së tërmetit nga qeveria.
Ish kreu i KQZ-së, Denar Biba tha se fakti se qeveria ka menaxhuar mirë situatën në Durrës, nuk përbën lajm të keq.
“Kjo nuk është domosdoshmërish diçka e keqe, fakti që qeveria ka punuar mirë për tërmetin” u shpreh z. Biba.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë