Sejamini: Rritja e pëlqyeshmërisë, triumf i fushatës së qetë dhe pozitive të Lulzim Bashës
Sondazhi i katërt kombëtar i prezantuar mbrëmjen e sotme në ‘Barometrin politik’ në Euronews Albania tregoi se 47 për qind e të anketuarve kishin mendim pozitiv për kryeministrin aktual dhe drejtuesin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama, ndërsa 38.9% e tyre preferoni kreun e PD, Lulzim Basha.
Krahasuar me sondazhet e mëparshme vihet re një rritje e lartë e opozitarit Basha me 10.8% krahasuar rritjes më të ulët prej gati 2% të kryeministrit aktual.
Për drejtuesin e emisionit ‘Me pak fjalë’, Neritan Sejamimi kjo rritje e kryedemokratit Basha lidhet drejtpërdrejtë me fushatën e qetë dhe pozitivë, që sipas tij po bën kreu i PD.
Sipas Sejaminit, prezantimi i programit, ku Basha ka pasur rol qendror, i ka dhënë një dimension më të pëlqyeshëm z. Basha.
“Mund të them se rezultati është triumf i fushatës së qetë dhe pozitive të z Basha.
Fushata e qetë, mund ta gjykosh programin nga çdo këndvështrim, por programi është i pëlqyeshëm, tregon se si udhëheqësi i PD ka një plan konkret dhe kjo është pëlqyer nga publiku. Fushata, programi, qasja që është ndjekur ka dhënë rezultate pozitive”, tha Sejamini.
Teksa komentoi rezultatin e elektoratit të ashtuquajtur të papërcaktuar z. Sejamini nënvijëzoi faktin se për herë të parë në sondazhet e publikuara në ‘Barometrin Politik’, midis të papërcaktuarve ka pëlqyeshmëri më të lartë për Bashën se për Ramën.
“Këtu mund të kuptohet edhe rritja e pëlqyeshmërisë, shihet se 48 për qind e votuesve të LSI kanë mendim pozitiv për z. Basha. Për herë të parë z. Basha është mbi z. Ramën, çka tregon rritjen e tij”, tha z. Sejamini.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4