Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Prania amerikane në Evropë s’do zgjasë përgjithmonë
Gjatë një konference në Poloni, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, theksoi se është ende herët për të përcaktuar se si do të jenë kufijtë e Ukrainës pas luftës.
Hegseth, ripohoi deklaratën e tij se anëtarësimi i Ukrainës në NATO në kuadër të një zgjidhjeje të negociuar është i pamundur.
“Realiteti është se kufijtë e 2014-ës si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar nuk ka gjasa. Realiteti i trupave amerikane në Ukrainë nuk ka gjasa, si dhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO në kuadër të një zgjidhjeje të negociuar është i pamundur,” tha Hegseth.
Kur u pyet nëse lejimi i Rusisë për të mbajtur territorin ukrainas që ka marrë me forcë do të inkurajonte Vladimir Putinin për veprime të tjera, Hegseth argumentoi se rritja e investimeve dhe aftësive të NATO-s do ta shmangte këtë mundësi.
Ai gjithashtu u pyet në lidhje me praninë e trupave amerikane në Evropë dhe nëse do të vazhdojnë të jenë në nivelin aktual. Sekretari amerikan nuk dha një përgjigje të prerë, por theksoi se “nuk mund të supozohet se prania e Amerikës në Evropë do të zgjasë përgjithmonë.”
Hegseth përfundoi duke deklaruar: “Amerika duhet të hedhë poshtë shumë kërcënime, përfshirë ato nga komunistët kinezë, ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë në Evropë.”
Aktualisht, më shumë se 100,000 ushtarë amerikanë janë të stacionuar në Evropë.
Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti