Sekretari amerikan i Shtetit: Udhëheqësi suprem iranian është gjallë dhe gjithnjë e më shumë po angazhohet

2 Qershor 2026 | 18:31

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se beson që udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei është gjallë dhe se ai është gjithnjë e më i angazhuar.

“Mendoj se ka indikacione se ai po angazhohet gjithnjë e më shumë në një nivel të caktuar”, i tha Rubio Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Khamenei nuk është parë në publik që kur pësoi lëndime të rënda gjatë një sulmi që vrau të atin dhe disa nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të vendit në fillim të luftës, duke çuar në spekulime rreth shëndetit dhe rolit të tij në strukturën udhëheqëse iraniane.

Rubio ndër të tjera tha se negociatat mbi programin bërthamor të Iranit do të jenë shumë teknike dhe mund të zgjasin me muaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026