Sekretari i Bashkisë së Vaut të Dejës: Shefi i komisariatit më kërcënoi

14 Tetor 2022 | 12:26

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri ka denoncuar se është kërcënuar nga Shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu.

Në një intervistë për Euronews Albania Zhuri u shpreh se në datën 11 tetor, shefi i komisariatit i ka shkuar pranë bashkisë dhe e ka ofenduar.

Sipas tij, konfliktet me Salun kanë lindur, pasi ai ka denoncuar rritjen e kultivimit të kanabisit në zonë.

Zhuri hodhi akuza ndaj Saliut, se territori në bashkinë e Vaut të Dejës është mbushur me kanabis dhe se shefi i komisariatit nuk ka bërë asgjë për ta vënë nën kontroll këtë situatë.

“Në datën 11 rreth orës 12 isha në një takim më kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës. Pasi dola nga takimi me kryetarin përpara bashkisë na kishte bllokuar rrugën shefi i komisariatit, i cili ishte në mjetin e tij. Ai uli xhamin e makinës dhe filloi të na ofendonte. Mua më tha që unë do merrem edhe me shtet dhe me privat, sepse ti tha,  je një ndër autorët e një tenderi në një fshat. Ato janë sajesa, asgjë nuk është vërtetë. Shkëmbyem ofendime me njëri-tjetrin. Më provokoi që ta godisja dhe të arrestohesha. Ky konflikt erdhi pasi ka denoncuar me shkresa, online, qoftë edhe në media për veprimtarinë e tij kriminale. Kam 1 vit që e denoncoj. Me ardhjen e tij pushteti lokal nuk është respektuar dhe nuk ka organizuar asnjë takim për kanabisin. Është shtuar sasia e kanabisit në zonë me mbëshjtetjen e shefit të komisariatit”, u shpreh Zhura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026