Sekretari i OKB: Lufta do të zgjasë derisa Rusia të vendosë për ndalimin e saj
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se lufta në Ukrainë do të zgjasë derisa Rusia të vendosë për ta ndalur atë.
“Lufta nuk do të mbarojë me takime”, tha Guterres për CNN gjatë vizitës së tij këtë të enjte në Kiev.
“Lufta do të mbarojë kur Rusia të vendosë për ta ndalur. Ne mund të kemi takime të tjera por nuk është kjo mënyra se si do t’i jepet fund luftës”, shtoi ai.
Të martën e kaluar, Guterres udhëtoi për në Moskë ku zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar në lidhje me hapjen e korridoreve humanitare dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit në Ukrainë.
Parimisht Puti u dakordësua për të lejuar Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të ndihmuar në evakuimin e civilëve të cilët ndodhen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
LEXONI GJITHASHTU
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE