Sekretari Marco Rubio, shfaqet me kryq në ballë në intervistën për Fox News

6 Mars 2025 | 10:58

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq të mërkurën, gjatë një intervistë për Fox Neës, më një shenjë kryqi në ballë.

Sekretari amerikan i Shtetit foli në televizionin amerikan në lidhje me zhvillimet aktuale në Ukrainë, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e ish-presidentit Donald Trump në Kongres.

Kryqi ishte vendosur nga Rubio, pasi është simboli i festës së Ditës së Mërkurë të Hirit, që përkon me ditën e parë të Kreshmës për shumë besimtarë të krishterë.

Në këtë ditë, besimtarët shënojnë këtë ritual duke formuar një kryq në ballin e tyre me hirin e shenjtëzuar nga Dita e Palmave të vitit të kaluar.

E mërkura e Hirit shënon fillimin e Kreshmës, periudhë gjatë së cilës besimtarët angazhohen në agjërim, duke shmangur mishin. Ky zakon ndiqet nga shumë grupime të krishtera, përfshirë katolikët, luteranët, anglikanët, disa protestantë dhe disa degë të veçanta të kishës kalviniste.

Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e fesë, duke u konsideruar një kohë reflektimi dhe pendimi për të krishterët në mbarë botën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026