English

Sekretari Rubio në Riad në prag të bisedimeve me Rusinë për paqe në Ukrainë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua të hënën me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin në Riad, në prag të bisedimeve me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Vizita e zotit Rubio në Riad ishte e planifikuar më parë. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz dhe i Dërguari për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, që mbërrijnë më vonë të hënën, do të jenë gjithashtu pjesë e bisedimeve me Rusinë. Këto janë bisidimet e para të nivelitë të lartë që zhvillohen personalisht, pas vitesh të tëra, mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë dhe synohet që t’i paraprinë një takimi mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit rus.

Trump dhe Putin ranë dakord pas një bisede telefonike javën e kaluar për nisjen e menjëhershme të negociatave për paqe. Por Sekretari Rubio tha gjatë një interviste për rrjetin CBS, që u publikua të dielën, se “procesi drejt paqes nuk është çështje e një takimi të vetëm”.

“Do të shohim në ditët dhe javët në vazhdim nëse Presidenti Vladimir Putin është i interesuar në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në një udhë që është e qëndrueshme dhe e drejtë”, tha zoti Rubio.

Kremlini njoftoi se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari për politike të jashtme i Presidentit Putin do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite të hënën. Ai tha në takime do të synohet përgatitja e negociatave të mundshme për një marrëveshje mbi Ukrainën dhe organizimi i një takimi mes dy presidentëve.

Në rajon ndodhet edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Ai do të jetë të mërkurën në Arabinë Saudite, në kuadër të një vizitë shtetërore që ai tha se ishte planifikuar më herët dhe nuk kishte lidhje me bisedimet SHBA-Rusi. Presidenti Zelenskiy tha se Kievi nuk ishte njoftuar për bisedimet dhe këmbënguli që në vazhdim, Ukraina të përshihet në çdo diskutim mbi të ardhmen e vendit.

“Ukraina nuk do të marrë pjesë sepse nuk ishte në dijeni (të bisedimeve). Për Ukrainën, bisedimet pa pjesëmarrjen e saj nuk kanë rezultat dhe ne nuk njohim asnjë marrëveshje pa përfshirjen tonë”, tha Presidenti Zelensky.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duke folur në Moskë, në prag të bisedimeve të së martës, kritikoi Europën, e cila sipas tij, nuk do dhënien fund të konfliktit.

“Pikëpamja europiane nuk na ka çuar askund ndaj nuk e di se çfarë mund të bëjë Europa në tryezën e bisedimeve. Nëse ata kurdisin skema për ngrirjen e konfliktit, ndërsa duan vazhdimin e tij, përse t’i ftojmë në bisedime?!”, tha zoti Lavrov.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?