Sekretarja Yellen takim me zv. kryeministrin kinez| Analistët: Hap diplomatik
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, fillon të enjten dy ditë bisedimesh me Zëvendës Kryeministrin kinez He Lifeng, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen të menaxhojnë tensionet me Pekinin dhe të mbajnë të hapur dialogun për një sërë çështjesh, që nga ndryshimet klimatike dhe deri tek tregëtia dhe mbrojtja.
Pas takimeve të Sekretares Yellen të enjten dhe të premten, presidentët Joe Biden dhe Xi Jinping pritet të takohen javën e ardhshme në kuadrin e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, që mbahet në San Françisko, shkruan Zëri i Amerikës.
Analistët thonë se takimi i zonjës Yellen dhe zotit He është përpjekja më e fundit për t’u siguruar që Kina nuk do të tërhiqet nga takimi i planifikuar mes dy krerëve të shtetit. Zonja Yellen ka vendosur më parë theksin tek një marrëdhënie e bazuar tek “konkurenca e shëndetshme” dhe jo tek përbuzja e dyanshme.
Përpara bisedimeve në San Françisko, zonja Yellen i tha zotit He se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë synim për t’u shkëputur nga Kina…”, por se kur lindin shqetësime “për praktika konkrete ekonomike, si ato që ua ndalojnë firmave amerikane dhe punonjësve konkurimin në kushte të barabarta, ne do t’i shprehim ato drejtpërsëdrejti”.
Zoti He i tha zonjës Yellen se takimet me të kanë qenë “konstruktive”. Ai gjithashtu tha se marrëdhëniet SHBA-Kinë duhet të rikthehen “tek zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm”.
Ruajtja e linjave të komunikimit është mënyra se si zonja Yellen ka vepruar deri më tani me diplomacinë e saj dhe ka shmangur keqkuptimet për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ajo vizitoi në korrik Pekinin për t’u takuar me zotin He.
“Këtë javë, do të flas me homologun tim për shqetësimet serioze në lidhje me praktikat e padrejta ekonomike të Pekinit, përfshirë përdorimin në shkallë të gjerë të mjeteve jo të tregut, barrierat ndaj qasjes në treg, dhe masat shtrënguese ndaj kompanive amerikane në Kinë”, shkruajti zonja Yellen në një artikull për gazetën The Washington Post që u publikua të hënën.
Në artikull, zonja Yellen gjithashtu theksoi se problemet globale, përfshirë ndryshimi klimatik dhe lehtësimi i borxheve të vendeve në zhvillim, mund të ofrojnë mundësi për bashkëpunim dypalësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike