Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis, 2 të arrestuar në Fier

10 Nëntor 2022 | 08:31

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier pasi janë kapur me armë zjarri dhe lëndë narkotike, kanabis.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Territori”, është arrëstuar 18-vjeçari i identifikuar si O.L pasi është kapur me një armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis të ndarë në doza.

Po ashtu në kuadër të këtij operacioni në pranga ka rënë dhe 20-vjeçari A.C i cili u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit, 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Në vijim të verifikimeve, rezultoi se i riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia në finalizim të këtij operacioni sekuestroi  një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kanabis,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026