Sekuestrohen pasuritë e çiftit shqiptar të kapur me 580 kg kokainë në Greqi     

10 Nëntor 2023 | 13:01

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e çiftit shqiptar që u kapën me mbi 585 kg kokainë në Greqi.

“Nga veprimet  hetimore të kryera në dinamikë në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shkëmbimit të informacionit me organet e tjera ligjzbatuese, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve A.X. e L.Xh, si më poshtë:

Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230,  lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;

Shuma monetare 40,000 Euro; dhe

Automjet i markës “Volswagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010”, bëhet me dije nga prokuroria e Fierit.

Çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjeç, bashkë me 3 shqiptarë të tjerë u arrestuar pak kohë më parë në Selanik teksa transportonin 585 kg e 208 gramë lëndë narkotike kokainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026