English

Sekuestrohet 1 ton kokainë në Brazil, në kërkim Altin Drimadha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

1 ton kokainë janë sekuestruar nga policia braziliane në bashkëpunim me atë portugeze gjatë një operacioni të zhvilluar më 8 qershor.

- Advertisement -

350 kg kokainë u kapën në Sao Paul, ndërsa 650 kg brenda një jahti.

Nga hetimet rezulton se dërguesi i lëndës narkotike është Altin Drimadha, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Kokaina kishte si destinacion portin Antwerp në Belgjikë.

Ndërkohë janë sekuestruar 230,000 dollarë amerikanë, 60,000 dollarë australianë, 6 pushkë, një USB flash dhe 4 telefona celularë të koduar.

Si ishte planifikuar trafiku i 650 kg kokainë?

Droga ishte nisur nga porti i Sao Paulos në Brazil nëpërmjet një jahti. Autoritetet prej ditësh kishin nën vëzhgim jahtin.

Më 8 qershor jahti u fut në ujërat portugeze dhe u pikas rrugës për në Lisbonë.

Në hyrje nga ujërat ndërkombëtare portugeze, agjentët portugez ëpas e identifikuan jahtin me 13 persona, arrestuan të gjithë të pranishmit, ku u sekuestrua edhe lënda narkotike.

Altin Drimadha është identifikuar nga autoritetet braziliane si person me të shkuar kriminale, kryesisht në Australi.

Ai është i përfshirë në disa vepra penale, të lidhura me krimin e organizuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?