Sekuestrohet një sasi rekord Bitcoin, me vlerë 5 miliardë dollarë
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar Bitcoin me vlerë më shumë se 5 miliardë dollarë.
Kjo është vlera më e lartë e bllokuar ndonjëherë pasi bëhet fjalë për afërsisht 120.000 Bitcoin.
Zyrtarët gjithashtu kanë arrestuar dy persona për pastrim parash.
Kriptomonedhat ishin vjedhur nga një haker, i cili arriti të thyejë sigurinë e një uebsajti shkëmbimi.
Ngjarja ndodhi në vitin 2016, kur vlera totale e Bitcoin-ve të vjedhura ishte 71 milionë dollarë.
Me rritjen e vlerës së Bitcoin, aktualisht vlera totale arrin në më shumë se 5 miliardë dollarë.
Prokurorët thonë se sekuestrimi është provë se qeveria nuk do të lejojë që kriptomonedhat të përdoren si parajsë për pastrimin e parave.
Sipas zyrtarëve, hakërri arriti të thyente sigurinë e Bitfinex duke kryer më shumë se 2 mijë transaksione të pa autorizuara.
Kriptomonedhat u ruajtën në një portofol digjital në emër të Ilya Lichtenstein, 34 vjeç nga Nju-Jorku.
Bashkë me gruan, ai akuzohet për pastrimin e më shumë se 25 mijë Bitcoin të vjedhura përmes metodave të ndryshme, përfshirë përdorimin e identitetit fals.
Çështja është hetuar nga prokurorë të disa shteteve në SHBA si dhe nga Gjermania, raporton BBC.
Nëse do të shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë deri në 25 vjet burg.
Sekuestrimi vjen katër muaj pas ngritjes së një ekipi të posaçëm në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për krimet mbi kriptomonedhat.
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)