Selanik, gjendet e braktisur në plehra statuja 2 mijë vjeçare

24 Janar 2025 | 20:52

Një statujë prej mermeri, e cila besohet të jetë mbi 2 mijë vjeçare, u gjet e braktisur në një qese plehrash pranë qytetit të Selanikut, në Greqi.

Një banor i zonës zbuloi statujën pa kokë, 80 cm të lartë, pranë një koshi plehrash, në periferi të qytetit të dytë më të madh të Greqisë.

Pas gjetjes, burri e dorëzoi statujën tek autoritetet lokale, të cilët kontaktuan arkeologët për të vlerësuar rëndësinë e saj.

Policia njoftoi se, pas një vlerësimi fillestar, ekspertët identifikuan pjesën e statujës si një objekt që daton në epokën helenistike, mes viteve 320 dhe 30 para Krishtit – një periudhë që karakterizohej nga lulëzimi i artit dhe kulturës pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh.

Statuja u dërgua për ekzaminim të mëtejshëm dhe do të dorëzohet për ruajtje dhe studim tek autoritetet lokale të antikiteteve. Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar autorët e hedhjes së statujës ndërsa një burrë u ndalua për t’u marrë në pyetje, por më vonë u lirua pa akuza.

Ky zbulim ndodh pas një sere gjetjesh arkeologjike të tjera në Selanik. Javët e fundit, një thesar i pasur arkeologjik u gjet gjatë ndërtimit të sistemit të metrosë, i cili u hap zyrtarisht në nëntor.

Artefaktet e zbuluara, përfshirë një rrugë romake të shtruar me mermer dhe dhjetëra mijëra objekte të periudhave greke, bizantine dhe osmane, janë ekspozuar tashmë në stacionet e metrosë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026