Greqia reagon ashpër ndaj deklaratave të Mickoskit: Çështja e emrit është zgjidhur

23 Janar 2025 | 12:53

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski në SHBA.

“Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut është zgjidhur përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie disa orë pasi Mickoski nga Nju Xhersi ka folur për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase.

“Kjo ngjarje përbën një sfidë për Greqinë, pasi tenton të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme. Greqia rikujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i qetë i rrugës evropiane të fqinjit të saj kërkon respekt të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe, natyrisht, abstenim nga deklaratat dhe pretendimet e papajtueshme ndaj vendeve fqinje”,  përfundon deklarata.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, në një takim me emigrantët e vendit të tij që jetojnë në SHBA, deklaroi se qeveria e tij në shtatë muajt që është në pushtet po përpiqet fort për zhvillimin ekonomik te vendit, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme pasi duhen përpjekje për të fituar – siç ka thënë ai- edhe në Uashington , në Nju Jork, në Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë dhe kryeqytete të tjera të botës, që çështja maqedonase të zgjidhet përfundimisht, sepse nuk është zgjidhur. “Ka shekuj që “zien” , ka kohëzgjatje dhe vazhdon të ekzistojë”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026