Sëmundja e rrallë thuajse e pamundur të zbulohet pasi nuk del në teste gjaku

11 Janar 2023 | 18:13

Kjo është sëmundja e rrallë që është gati e pamundur të diagnostikohet në analizat e gjakut dhe e cila i ka marrë jetën disa aktorëve të famshëm.

Demenca e Trupit Lewy apo Lewy Body Dementia (LBD) mund të jetë sëmundja më e vështirë për t’u diagnostikuar.

Nuk ka teste që mund të diagnostikojnë përfundimisht LBD-në. Aktualisht, vetëm një autopsi e trurit pas vdekjes mund të konfirmojë plotësisht një diagnozë të dyshuar.

Biseda me pacientët dhe me kujdestarët e tyre është ajo që i ndihmon mjekët të bëjnë një diagnozë ama testet e gjakut madje edhe skanerët duket se janë krejtësisht të pazotët për ta identifikuar këtë sëmundje.

Demenca Body Lewy shpesh është e vështirë për t’u diagnostikuar sepse simptomat e saj të hershme mund të ngjajnë me ato të sëmundjes së Alzheimerit ose një sëmundje psikiatrike. Si rezultat, ajo shpesh diagnostikohet gabimisht ose fare.

Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje – të cilat janë të ngjashme me demencën e zakonshme apo edhe Alzheimerin – përfshijnë ndryshime të humorit ose personalitetit, luhatjet kognitive, halucinacionet vizuale, të fikët, probleme me lëvizjen/parkinsonizëm etj.

Vdekja e papritur e vitit 2014 e aktorit dhe komedianit të dashur Robin Williams pikëlloi miliona njerëz. Williams bëri vetëvrasje, ama një autopsi pas vdekjes së tij zbuloi se fajtori i vërtetë i luftës së tij me veten ishte prania e përhapur e trupave të Demencës Lewy në të gjithë trurin e tij.

Aktori amerikan Robin Williams me bashkëshorten Susan Schneider Williams

Susan Schneider Williams, e veja e Robin Williams, diskuton udhëtimin e saj të gjatë drejt gjetjes së përgjigjeve për atë që ajo e quajti terroristin brenda trurit të burrit të saj në dokumentarin e dedikuar ish-partnerit të saj dhe aktorit të dashur.

“Robin Williams luftoi me marrjen e diagnozës së duhur, e cila në mënyrë të përsëritur paralelizon përvojën që dëgjojmë nga njerëzit me LBD dhe të dashurit e tyre që telefonojnë linjën tonë të ndihmës,” thotë Norma Loeb, drejtore ekzekutive e Qendrës së Burimeve Lewy Body Dementia.

“Diagnostifikimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm sepse njerëzit me LBD janë të ndjeshëm ndaj medikamenteve dhe ilaçet e gabuara mund të shkaktojnë reaksione të rënda si halucinacione ose më keq. Diagnoza e saktë është vendimtare për një cilësi më të mirë të jetës.”

Robin Williams nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka vuajtur nga Dementia Lewy Body, forma e dytë më e zakonshme e demencës progresive.

Ted Turner, pronar dhe producent i medias, aktualisht ka LBD dhe ka luftuar për t’u diagnostikuar siç duhet për disa vite.

Ndërsa sëmundja prek më shumë burrat, gratë gjithashtu preken nga LBD duke përfshirë aktoret Dina Merrill dhe Estelle Geddes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026