Sëmundjet e rënda të veshkave te fëmijët, mjeku: 9 raste gjatë verës, 7 u shëruan
Temperaturat e larta favorizojnë sëmundjet e rënda të veshkave tek fëmijët.
Në një intervistë për Euronews Albania mjek nefrolog në shërbimin e pediatrisë në QSUT, Diamand Shtiza shprehet se në periudhën e verës rastet komplikohen, për shkak të mikrobeve dytësore që çojnë deri në ndalimin e punës së veshkës
“Diagnoza më e shpeshtë është sindromi hemolitik uremik, i cili ndahet në dy forma tipike dhe atipike. çdo vit kemi raste të tilla, por në vitin që jemi janë paraqitur 9 raste, nga të cilat 7 janë përmirësuar dhe 2 i kemi ende në ndjekje”, tha mjeku.
Këto sëmundje të ndikuara nga mikrobe prekin kryesisht të vegjlit. Përfshirja e tyre në dializë rrit riskun edhe për fatalitet. Sipas të dhënave globale, në të tilla raste vdekshmëria është 15%.
“Dominojnë moshat e vogla 2 deri në 3 vjeç, të cilët dhe prognozën e kanë më të rëndë, por kemi pasur dhe fëmijë 6 vjeç”, tregon mjeku.
Incidenca e këtyre sëmundjeve sipas mjekut është 2-3 për 100 mijë banorë. Sa i takon të tjera sëmundjeve të rënda në veshka, kemi edhe ato që vijnë në lindje. Të dhënat kombëtare flasin se për 1000 lindje të gjalla kemi 3 deri në 6 fëmijë me defekte ne veshka.
LEXONI GJITHASHTU:
- 86 fëmijë zhduken në Shqipëri, CRCA: Janë të huaj, kanë hyrë të pashoqëruar
- Protesta kundër qeverisë në Izrael, familjarët e pengjeve: Mos vrisni fëmijë në Gaza
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta