Senati amerikan miraton projektligjin për mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks 

30 Nëntor 2022 | 12:07

Senati amerikan ka miratuar një projektligj për të mbrojtur martesat e të njëjtit seks, një masë që i përgjigjet shqetësimeve se Gjykata e Lartë mund të anulojë një vendim të vitit 2015 që legalizonte martesat e të njëjtit seks në mbarë vendin.

Projektligji, i cili do të siguronte që martesa e të njëjtit seks të përfshihej në ligjin federal, u miratua të martën me 61 vota, një më shumë se 60 vota që nevojiteshin për të kaluar.

36 senatorë ishin kundër dhe 12 republikanë iu bashkuan 49 demokratëve për miratimin e projektligjit, raportoi AP.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Chuck Schumer tha se projektligji ishte “i pritur” dhe ishte pjesë e “marshimit të vështirë, por të paepur të Amerikës drejt barazisë më të madhe”.

Tani i takon Dhomës së Përfaqësuesve të miratojë propozimin e Senatit, përpara se ai t’i dërgohet Presidentit Joe Biden për t’u nënshkruar në ligj.

Biden vlerësoi votën dypartiake dhe tha se do ta nënshkruante projektligjin “shpejt dhe me krenari”, nëse kalon në Dhomën e Përfaqësuesve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026