Senati i SHBA miraton ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin

24 Prill 2024 | 07:45

Senati miratoi me shumicë dërrmuese të martën ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e çuar projekt-ligjin një hap më pranë nënshkrimit pas muajsh vonesash dhe debatesh të brendshme mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.

Projekt-ligji u miratua me një shumicë 79 vota pro dhe 18 kundër, një shumicë komode. Hapi i fundit është nënshkrimi nga Presidenti Joe Biden që pritet së shpejti.

Biden, i cili punoi me udhëheqësit e Kongresit për të siguruar mbështetje, tha në një deklaratë menjëherë pas miratimit, se ai do ta nënshkruajë projekt-ligjin të mërkurën dhe do të nisë procesin e dërgimit të armëve në Ukrainë.

“Sot, një shumicë dypartiake në Senat iu bashkua Dhomës (së Përfaqësuesve) për t’iu përgjigjur thirrjes së historisë në këtë pikë kritike kthese”, tha zoti Biden.

Miratimi i ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën vjen ndërsa Kievi ka nevojë të jashtëzakonshme për furnizime të reja ushtarake dhe presidenti rus Vladimir Putin ka intensifikuar ofensivën.

Presidenti Biden i tha të hënën homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, se SHBA do të dërgojë furnizimet e mbrojtjes ajrore, sapo të miratohet legjislacioni.

Dhoma e Kongresit miratoi projekt-ligjin të shtunën përmes katër votimesh, duke e dërguar në Senat për miratim përfundimtar.

“Presidenti më ka siguruar se paketa do të miratohet shpejt dhe se do të jetë masive, duke forcuar mbrojtjen tonë ajrore si dhe aftësitë me rreze të gjatë veprimi dhe ato të artilerisë”, tha Zelenskyy në një postim në platformën X.

Në fakt zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë, pjesa më e madhe pas javëve të ardhshme.

Projekt-ligji parashikon gjithashtu 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, si edhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, si edhe 8 miliardë dollarë për përforcua mbrojtjen ndaj Kinës në Tajvan dhe Indo-Paqësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026