Senatorët demokratë në SHBA, 8 min e 46 sek heshtje në nder të George Floyd

5 Qershor 2020 | 10:13

Senatorët demokratë mbajtën 8 minuta e 46 sekonda heshtje për nder të George Floyd, e njëjta kohë sa ç’qëndroi polici Derek Chauvin me gjurin në qafën e viktimës, duke i shkaktuar vdekjen në Mineapolis.

Videoja që u përhap në rrjetet shoqërore tregonte se si tre policë i rëndonin me gjunj mbi trup viktimës, të cilin e kishin arrestuar si të dyshuar për përdorimin e një katëmonedhe të rreme.

Vdekja e tij ka shkaktuar zemërim në të gjithë SHBA-të dhe protestuesit kanë më shumë se një javë që përplasen me policinë në qytete të ndryshme të vendit.

Përveç protestave, ka pasur me qindra plaçkitje dyqanesh, djegie të pronave private si dhe të automjeteve të policisë.

Protestat vazhdojnë teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen të mbërthyera nga coronavirusi COVID-19, me numrin më të lartë të vdekjeve në të gjithë botën, që tani ka kaluar 108 mijë.

Kjo situatë po zhvillohet në vitin kur priten të mbahen zgjedhjet më të ashpra të kohëve të fundit.

Zemërata e popullit amerikan nxitet edhe pasi vdekja e Floyd-it ndodhi pas dy rasteve të tjera të ngjashme.

Në Louisville të Kentakit, në mars të këtij viti, policia vrau 26-vjeçaren Breonna Taylor, teksa i hynë për kontroll në apartament pa një urdhër nga gjykata.

Ndërsa në shkurt, në Glynn County të Xhorxhas, dy banorë të bardhë ndoqën nga pas dhe vranë afroamerikanin Ahmaud Arbery-n, i cili kishte dalë për vrap. Personat që e qëlluan mendonin se kishte dalë për grabitje banesash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026