Senatori amerikan: Hudhra kineze përbën rrezik për sigurinë kombëtare
Senatori amerikan Rick Scott, ka bërë thirrje për hetim qeveritar rreth ndikimit të importeve të hudhrës kineze, në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Republikani Scott i ka nisur kërkesë Departamentit amerikan të Tregtisë, duke pretenduar se hudhra kineze është e pasigurt, duke cituar metodat josanitare të prodhimit.
Kina është eksportuesja më e madhe në botë e hudhrës së freskët dhe të ngrirë, dhe Shtetet e Bashkuara janë një prej konsumatoreve kryesore. Mirëpo, tregtia është kthyer në proces kontrovers në vjetët e fundit.
Sipas Radio Europa e Lirë Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për shitje të hudhrës me çmime nën ato që janë në treg. Prej mesit të viteve ’90, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur taksa të ndryshme në importet kineze, ashtu që prodhuesve amerikanë të mos iu rrezikohet tregu.
Më 2019, gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, tarifat janë rritur. Senatori Scott i ka përmendur të gjitha këto rreziqe, si dhe kualitetin e hudhrës së rritur në vendet e huaja, “sidomos në Kinën Komuniste”.
Ai u është referuar praktikave, të cilat, sipas tij, janë të dokumentuara mirë nëpër videot online, si dhe nëpër dokumentare. Senatori ka pretenduar se ka raste kur hudhra rritet edhe në ujëra të zeza.
Ai ka bërë thirrje që hetimet të kryhen, sipas ligjit që përcakton analizë të importeve specifike për shkak të sigurisë së SHBA-së.
Zyra për Shkencë dhe Shoqëri në Universitetin McGill në Kuebek, e cila tenton të popullarizojë dhe sqarojë çështjet shkencore, ka thënë se “nuk ka të dhëna” që ujërat e zeza përdoren si pleh për rritjen e hudhrës në Kinë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë