Senatori Warner: Nuk e kuptoj planin e Trump për bllokadën e Hormuzit
Senatori Mark Warner, demokrati më i lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit ka folur lidhur me qëllimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të krijuar bllokadën e tij të Ngushticës së Hormuzit duke theksuar se nuk e kupton planin e tij.
“Nuk kam asnjë ide, përveç idesë se ai mund të ndalojë lundrimin në të dyja anët e ngushticës, si do ta rihapë atë, si do t’i kalojmë anijet”, tha Warner në CNN.
Warner tha se ishte i sigurt se zëvendëspresidenti JD Vance bëri çmos gjatë negociatave në Pakistan për t’i dhënë fund luftës këtë fundjavë.
“Shpresoj që ata do t’i vazhdojnë këto negociata. Por nuk e kuptoj se si mbi 40 ditë pas fillimit të kësaj lufte ne jemi më të sigurt, që aleatët tanë janë më të sigurt”, tha ai.
Trump parashikoi të dielën se Irani do të kthehej në tryezën e negociatave, ndërsa paralajmëroi se mund ta eliminonte Iranin brenda një dite.
“Parashikoj që ata të kthehen dhe të na japin gjithçka që duam”, tha Trump për Fox News në një bisedë telefonike.
Ai gjithashtu mbrojti kërcënimin e tij javën e kaluar se një “qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më”, duke pretenduar se deklarata është ajo që e solli Teheranin në tryezën e negociatave.
“Kur flas për një qytetërim. Ai me të vërtetë ka ndryshuar. Me të vërtetë ka ndryshuar. Por mendoni për këtë. Atyre u lejohet të thonë, ‘Vdekje Amerikës. Vdekje kësaj. Dhe unë bëj një deklaratë. Ata thonë, Oh, sa punë e madhe. Ajo deklaratë i solli ata në tryezën e negociatave dhe ata nuk janë larguar prej andej”, tha ai.
Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov