Serbët e jugut pranojnë targat, minoriteti serb: Po trajtohemi me dy standarde
Serbët etnikë që banojnë në Graçanicë, në afërsi të Prishtinës, i kanë pranuar të gjitha rregullat administrative të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë dhe njohjeve që pasuan. Në fillim pranuan kartat e identitetit, më pas targat me “RKS”, që tregojnë shtetësinë e Kosovës. Mes serbëve të Graçanicës dominon një ndjesi e përzierë mes dëshpërimit dhe dorëzimit. Ata ndihen pengje të ngërçit politik dhe diplomatik që zgjat prej 2 dekadash.
Shumica e serbëve në Kosovë jetojnë këtu në jug, në jug të lumit Ibër. Në 2020-n, ata regjistruan makinat e tyre me mbishkrimin “Republika e Kosovës”. Reagimi i qeverisë serbe ishte i butë e po ashtu ai i komunitetit ndërkombëtar, sepse fushata elektorale ishte në kulmin e saj…
“Besoj se kjo tregon dobësinë e serbëve të jugut. Ne nuk mund t’i rezistojmë dëshirave të Prishtinës të cilat mund të mos i pëlqejmë për momentin dhe kjo mund t’i tregojë Prishtinës se mund të vazhdojë integrimin ose asimilimin e popullsisë këtu”, thotë një qytetar.
“Nuk ka arsye përse të mos regjistrohen, ata duhet të njohin më parë Kosovën si shtet, pasi ne jemi shtet”, shprehet një tjetër.
Serbët e veriut të Kosovës po luftojnë që të marrin një trajtim ndryshe nga ata që jetojnë në jug dhe Beogradi u ka dhënë mbështetjen e plotë atyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë