Serbët hedhin votën dhe mbështesin Vuçiç: I ka kthyer krenarinë vendit

21 Qershor 2020 | 11:17

Serbët iu drejtuan qendrave elektorale këtë të diel për të votuar për parlamentin e ri, në zgjedhjet e para që kur bllokada e coronavirusit hyri në fuqi tre muaj më parë dhe me konservatorët në pushtet që pritet të fitojnë sërish.

Në qendrat zgjedhore, komisionerët ishin të pajisur me maska dhe antibakterial për duart. Në vendin që numëron thuajse 6.6 milionë votues, shumë prej tyre pritet të shmangin votimin, pjesërisht nga frika e infektimit.

Pjesëmarrja mund të cenohet gjithashtu nga fushata për bojkot e partive të opozitës, që pretendojnë se procesi nuk do të jetë i lirë për shkak të kontrollit që presidenti Vuçiç ushtron ndaj mediave.

Ndërkohë, rreth 1.2 milionë banorë që janë larguar nga vendi kanë pak gjasa të votojnë.

Votuesit mbështesin kryesisht përpjekjet e koalicionit qeverisës të Vuçiç për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke mbajtur ndërkohë lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën.

 “Ky është shtegu i duhur. Më kujtohen kohët e Titos kur çdo herë ishte paksa më mirë. E njëjta gjë po ndodh edhe tani, në 5-6 vitet e fundit ka pasur një lloj përmirësimi”, thotë Drago Krstevski.

 “Nga këto zgjedhje pres një fitore bindëse të Partisë Progresiste Serbe, partia që lufton për Serbinë dhe që i ka kthyer asaj krenarinë dhe dinjitetin. Këtë pres unë”, shprehet Dusan Kostic, votues.

Sidoqoftë, qeveria e ardhshme do të përballet me një presion në rritje nga BE dhe SHBA për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026