Serbët protestojnë kundër vendimit të Vuçiçit për rikthimin e karantinës

8 Korrik 2020 | 06:47

Protestues të shumtë mbushën rrugët e Beogradit të martën pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se vendi do t’i rikthehej karantinës.

Demonstruesit, të cilët u mblodhën para parlamentin, filluan të thërrisnin “dorëhiqu”.

“Presidenti jonë i hoqi masat e emergjencës gjatë kohës së zgjedhjeve dhe tani do t’i rikthejë sërish”, tha një protestues, por presidenti serb i ka mohuar këto pretendime.

Në rrugë pati edhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë, të cilët më pas hodhën gaz lotsjellës.

Disa persona tentuan të futeshin me forcë në godinë, por u ndalën nga forcat. Më pas ata filluan t’i qëllonin autoritetet me gura, vezë dhe shishe.

Serbia regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve gjatë një dite për shkak të coronavirusit, me 299 raste të reja dhe 13 viktima.

Presidenti Vuçiç e quajti këtë situatë “alarmuese dhe kritike” pasi spitalet e vendin janë mbushur pothuajse në limitet e kapaciteteve.

Ai tha se të premten do të rikthehej karantinimi nga ora 18:00 deri të hënën në orën 05:00.

Serbia kaloi nga një ndër vendet me masat më të rrepta në Evropë në një rihapje totale në fillim të majit. Që nga fillimi i pandemisë vendi shënon 16,719 raste dhe 330 viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026