Serbi| Vetura ushtarake përplas mjetin, humbin jetën 5 persona, lëndohet një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në të cilin janë përplasur një veturë e ushtrisë serbe dhe një veturë pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën pesë persona dhe një është lënduar rëndë.
Drejtuesi i mjetit, dhe pasagjerët, D.L. 33 vjeç , L.L. 10 vjeç, L.L. 7 vjeç, M.L. 1 vjeç dhe D.K. 27 vjeç, kanë mbetur të vdekur, ndërsa M.L. 32vjeç ka pësuar lëndime të rënda.
Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë në publik, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike ndaluan shoferin M.V (54), i cili drejtonte veturën e ushtrisë.
Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, duke qenë se në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës .
Pas disa orësh ndërprerjeje, rruga është rihapur për qarkullim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet