Serbia nuk ka kërkuar ndihmën e Rusisë për tensionet në Kosovë, thotë Moska
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi këtë të martë se Serbia nuk i është drejtuar Rusisë me kërkesë për ndihmë, në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse Beogradi kërkoi ndihmën e Rusisë për zgjidhjen e situatës me Kosovën, ajo u përgjigj: “Jo, nuk e bënë”, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Zakharova tha gjithashtu se Rusia po i bën thirrje Perëndimit që të ndalojë diskriminimin e serbëve në Kosovë.
“I bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të përmbahen nga inkurajimi i ekstremistëve në Prishtinë në çmendurinë e tyre antiserbe dhe të ndalojnë provokimet kundër serbëve të Kosovës”, tha Zakharova.
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, prej ditës së djeshme janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë, pas heqjes së barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane