Serbia përballet me sfida energjetike nga SHBA-ja dhe Rusia
Vetëm brenda një jave, Serbia mori dy lajme që ngritën pyetje për sigurinë e saj energjetike, ndërsa Shtetet e Bashkuara filluan të zbatojnë sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës, NIS, për shkak të pronësisë së saj ruse.
Moska vendosi që marrëveshja e gazit me Beogradin të zgjatet vetëm deri në fund të vitit, e cila shkaktoi shqetësimin, pavarësisht garancive nga autoritetet, nëse do të ketë sasi të mjaftueshme të energjisë për ngrohje.
E vetmja kompani në Serbi që merret me hulumtimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, NIS, u vendos nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara që nga 9 tetori, për shkak të pronësisë së saj ruse.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli edhe për një “lajm shumë zhgënjyes”, ku Rusia zgjati marrëveshjen e gazit me Serbinë deri në fund të vitit, dhe jo për tre vjet, siç prisnin autoritetet serbe.
Ekonomisti Lubodrag Saviq thotë se nuk pritet ndalim i furnizimit me gaz për Serbinë, e as rritje e çmimit të tij.
“Kjo është një lëvizje taktike e Rusisë, një lloj presioni ndaj Serbisë me një mesazh të qartë: Ne jemi të hapur për bisedime, por nuk do të ketë nacionalizim të NIS-it”, tha ai.
Ndërkohë, Vuçiç u shpreh më 11 tetor se zyrtarët amerikanë i kanë sugjeruar që Serbia ta nacionalizojë NIS-in për të shmangur sanksionet, por ai tha se e ka refuzuar këtë.
Pas një takimi me një delegacion rus lidhur me NIS-in, më 13 tetor, Vuçiç njoftoi në rrjetin social Instagram se nuk do të ketë asnjë mungesë të naftës apo produkteve të saj dhe asnjë krizë energjetike.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë