Serbia respekton sanksionet e BE kundër Sirisë, por nuk mbështet ato kundër Iranit
Serbia nuk është harmonizuar me vendimin e Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me sanksionet ndaj Iranit, konfirmohet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe siguri të përbashkët, Josep Borrell.
Bëhet fjalë për masa kufizuese që nga viti 2011, të drejtuara kundër personave dhe subjekteve të caktuara, duke pasur parasysh situatën në Iran. Në maj të këtij viti, BE-ja shtoi pesë persona dhe dy subjekte në listën e atyre që u nënshtrohen këtyre masave kufizuese.
Nga ana tjetër, Serbia përshëndeti vendimin e BE-së për ndryshimin e vendimit lidhur me masat kufizuese, duke marrë parasysh situatën në Siri. Bëhet fjalë për ndryshime në paketën e sanksioneve ndaj Sirisë, të cilat i referohen zgjerimit të listës së personave dhe subjekteve që i nënshtrohen sanksioneve apo zgjatjes së disa sanksioneve.
Të gjitha vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor kanë respektuar vendimet për masat kufizuese kundër Iranit dhe Sirisë. Me këto masa janë harmonizuar edhe vendet që janë pjesë e hapësirës së përbashkët ekonomike, si dhe Ukraina dhe Moldavia.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë