Seri vjedhjesh me vlerë 1 milion paund, dënohet banda shqiptare në Britani me mbi 38 vite burg

15 Prill 2026 | 14:25

Pesë persona, mes tyre katër shtetas shqiptarë dhe një grua britanike, janë dënuar me mbi 38 vite burg për përfshirjen në një seri vjedhjesh në Mbretërinë e Bashkuar.

Të pandehurit, Kristian Gropcaj, George Pepa, Krisjian Dedndreaj, Sidorjan Lleshi dhe Jade Tubb, u dënuan në Chester Crown Court më 14 prill 2025.

Sipas vendimit, Lleshi mori dënimin më të rëndë prej 10 vite e 9 muaj burg, ndërsa Gropcaj dhe Pepa u dënuan secili me nga 10 dhe 9 vite burg respektivisht. Dedndreaj u dënua me 9 vite burg, ndërsa Tubb mori një dënim me kusht për posedim të pasurisë kriminale. Një i gjashtë, Endrit Nikolli, pritet të dënohet më 29 prill.

Hetimi nisi në tetor 2024 nga autoritetet në Cheshire, pas një serie vjedhjesh në zona si Macclesfield, Prestbury, Weston dhe Willaston.

Autorët përdornin shkallë për të hyrë në katet e para të banesave dhe vidhnin sende me vlerë si bizhuteri, çanta firmato, ora dhe para në cash. Vlera totale e sendeve të vjedhura kapërcen 1 milion paund.

Gjatë hetimeve, policia identifikoi automjete të përdorura nga grupi dhe zbuloi lidhje mes anëtarëve përmes analizës së telefonave dhe provave të ADN-së. Në bastisje u sekuestruan sende luksi dhe qindra prova digjitale që lidhnin të dyshuarit me vendet e krimit.

Vlera totale e vlerësuar e sendeve të vjedhura është mbi 1 milion paund, ndërkohë autoritetet besojnë se pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura është shitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026