Serie-A, 15 lojtarë dhe zyrtarë me COVID-19, shtyhet ndeshja Genoa-Torino
Liga italiane e futbollit vendosi të enjten të shtyjë ndeshjen Genoa-Torino, e parashikuar për t’u luajtur këtë fundjavë, pasi 15 lojtarë dhe zyrtarë të klubit vendas rezultuan të infektuar me koronavirus.
Vendimi ka nxitur debate pasi vjen në shkelje të protokolleve të miratuara më parë nga UEFA, e cila thotë se ndeshjet luhen nëse të paktën 12 lojtarë plus një portier rezervë janë të shëndetshëm, në të kundërtën ndeshja humbet në tavolinë 3-0.
Klubi i Genoas raportoi fundjavën e shkuar infektimin e mesfushorit Lasse Schone dhe portierit Mattia Perin dhe pas diagnostikimit të tyre kishte nisur menjëherë zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe kishte informuar autoritetet.
Të dielën Genoa e humbi 6-0 përballjen me Napolin. Rezultatet e para të testeve nga lojtarët dhe zyrtarët napolitanë kanë dalë negative, po kështu edhe të gjyqtarëve. Por çdo gjë pritet të qartësohet nga testet e dyta.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër