Serie-A, Milani përmbys 4-2 Juventusin, shtohen shanset për një vend në kupat e Evropës
Milani fitoi me përmbysje 4-2 ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Juventusit në “San Siro” duke konfirmuar dhe një herë se ata kanë tjetër marsh pas rikthimit të aktivitetit sportiv.
Ndonëse pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë, u shënuan plot 6 gola.
Kuqezinjtë gjetën forcat që të përmbysnin kampionët e Italisë, të cilët shënuan 2 herë me Rabiot e më pas Ronaldon. Më tej ishte radha e të besuarve të Stefano Piolit që të nisin përmbysjen e çmendur.
Fillimisht Ibrahimovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas Kessie dhe Leao shënuan 2 herë në pak sekonda, duke i dhënë epërsinë Milanit 3-2.
Në minutën e 80-të kishte vend dhe për golin e Rebiç, që vulosi rezultatin final.
Ky ishte suksesi i katërt në pesë ndeshjet e fundit për Milanin, që tashmë e sheh veten përkohësisht në vendin e 5-të me 49 pikë.
Vëmendja e kuqezinjve tashmë është në ndeshjen e radhës, e cila do të jetë me Napolin në transfertë.
Në takimin tjerët. Lazio nuk ia doli të merrte pikë në transfertën me Leçen. Pavarësisht se kryeqytetasit shënuan të parët, vendasit shënuan 2 herë, duke u dhënë një tjetër goditje shqiponjave.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës