Serie-A, ndalen Milan, Roma e Fiorentina, fitojnë Napoli, Lazio dhe Atalanta
Në ndeshjete javës së 29-të në kampionatin italian të futbollit Milan, Roma dhe Fiorentina u ndalën në barazime kundër Sampdorias, Sassuolos dhe Genoas. Ndërkohë krejt ndryshe, Napoli, Lazio dhe Atalanta mundën të fitonin ndaj Spezias, Udineses dhe Crotones.
Milani nuk mundi të fitojë ndaj Sampdorias, edhe pse këta të fundit luajtën me një lojtar më pak pas golit të realizuar nga Quagliarella. Për kuqezinjtë barazoi 1-1 Hauge.
Ngjashëm edhe Roma nuk arriti rezultat të plotë në transfertën me Sassuolon. Verdhekuqtë u arritën dy herë nga vendasit. Pas golit të Pellegrinit barazoi Traore, ndërsa pas realizimit të Peres barazoi Raspadori teksa ndeshja u mbyll 2-2.
Fiorentina nga ana tjetër, rezistoi me 10 lojtarë kundër Genoas. Pas golit të Destros për vendasit, Vlahovic barazoi për skuadrën vjollcë ndërsa në pjesën e dytë dalja me të kuq e Robery e bëri ndeshjen tejet tëvështirë.
Napoli fitoi 4-3 ndaj Crotones në një ndeshje që rrezikoi të lëshohej në pjesën e dytë. Pas rezultatit 3-1 të 45 minutave të para ku realizuan Insigne, Osimhen dhe Mertens, në pjesën e dytë Crotone barazoi me anë të dopjetës së Simy dhe Messias. U desh Di Lorenzo që në fund rezultati të mbyllej në fitore për skuadrën e Gattusos.
Lazio mori një fitore të vështirë 2-1 me Spezian teksa në fund të kaltrit panë dhe dy kartona të kuq. Goli i Lazzarit u barazua nga Verde, ndërkohë që në minutën e 89-të Caicedo realizoi me njëmbëdhjetëmetërsh.
Lazzari dhe Correa u nxorën me të kuq gjatë 8 minutave shtesë që u dhanë.
Ndërkohë në Bergamo, Atalanta regjistroi fitoren e radhës ku Muriel dhe Zapata u treguan të saktë para portës. Dy kolumbianët realizuan golat e rezultatit 3-2.
Pas javës së 29-të, Milani ndahet edhe më tej nga lufta për titull pasi mbetet 5 pikë prapa Interit kryesues, që ka dhe dy ndeshje më pak. Më pas vijnë Atalanta (58 pikë), Napoli (56 pikë), Juventus (55 pikë), Lazio (52 pikë) dhe Roma (51 pikë). Fiorentina mbetet poshtë mesit të tabelës me 30 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër