‘Serverat janë në Britani dhe SHBA’, gazetari: Të dhënat nuk janë të MEMEX
Gazetari Lavdrim Lita u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se të dhënat që u publikuan dje nga hakerat, nuk janë të sistemit MEMEX.
Lita sqaroi se në sistemin MEMEX që disponon policia, të dhënat janë më të detajuara për personat që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale.
“Formati i të dhënave që dolën dje në telegram, nuk është i MEMEX. Në MEMEX të dhënat janë më të detajuara. Serverët e sistemit MEMEX nuk janë në Shqipëri, ato janë në Britani të Madhe dhe SHBA; ka një tjetër sistem sigurie. Sistemi MEMEX është grumbullimi i informacioneve mbi personat me precedent penalë ose të dyshuar për aktivitete kriminale”, u shpreh gazetari.
Një ditë më parë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se listat e publikuara këtë të hënë nga hakerat iranianë me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare, nuk janë pjesë e bazës së të dhënave të sistemit MEMEX.
1.7 gigabyte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” mëngjesin e së hënës, në platformën e komunikimit Telegram.
Bëhet fjalë për 49 lista të gjata, ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta