‘S’është luftë e popullit’, Scholz kundër thirrjeve për ndalimin e vizave për rusët

16 Gusht 2022 | 17:56

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar mbështetjen ndaj thirrjeve në rritje për ndalimin e vizave turistike për rusët në të gjithë Bashkimin Evropian.

Duke folur në Oslo, pas një takimi me liderët skandinavë, Scholz tha se “kjo nuk është lufta e popullit rus, është lufta e Putinit dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë”.

“Është shumë e rëndësishme që ne të kuptojmë se ka një numër të madh njerëzish që po ikin nga Rusia sepse nuk janë dakord me regjimin rus”, tha Scholz në një konferencë për shtyp të hënën.

Muajin e kaluar, Finlanda dhe Estonia ishin ndër vendet kryesore kur bëhet fjalë për thirrjet që BE-ja të zgjidhte çështjen e rusëve duke përfituar nga “hapësira e sanksioneve”, e cila u lejon atyre të udhëtojnë në BE.

Ka shqetësime se kjo i lejon rusët të përdorin aeroportet ndërkombëtare si Helsinki për të udhëtuar lirshëm, për të shkuar me pushime dhe për të shmangur pasojat që supozohet të sjellin sanksionet.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, e cila mbështet ndalimin, tha se ishte një çështje që Bashkimi Evropian duhet ta diskutojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026