Seuli: Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi

27 Shkurt 2025 | 10:44

Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi dhe disa janë ridislokuar në frontin e luftës në rajonin Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, tha agjencia e inteligjencës e Seulit më 27 shkurt.

Madhësia e kontingjentit ende nuk dihet, raportoi televizioni YTN në Korenë e Jugut, duke cituar agjencinë e inteligjencës.

Agjencitë e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe ato perëndimore kanë thënë se afër 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi vitin e kaluar për të ndihmuar në luftimin e ofensivës ukrainase në rajonin kufitar të Kurskut.

Seuli ka thënë më herët gjatë këtij muaji se ushtarët koreanoveriorë paraprakisht po luftonin së bashku me forcat ruse në frontin e luftës në Kursk, nuk kishin qenë në zonë lufte që nga mesi i janarit. Ukraina tha se ata ishin tërhequr pas humbjeve të mëdha.

Një zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Koresë së Jugut tha për AFP-në se ata janë “ridislokuar” në rajon.

“Disa dislokime shtesë të trupave” duket se kanë ndodhur, shtoi zyrtari. “Shkalla e saktë e këtyre dislokimeve ende po vlerësohet”.

As Moska e as Pheniani nuk kanë konfirmuar këtë dislokim.

Por, dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje, që përfshin edhe mbrojtjen e përbashkët, kur presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë të rrallë në Korenë e Veriut vitin e kaluar.

Disa burime të inteligjencës kanë thënë se shumë trupa që shkuan në Kursk vitin e kaluar janë larguar nga vijat e frontit pasi kanë pësuar humbje të mëdha gjatë luftimeve me forcat ukrainase.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, më 8 shkurt u zotua se do të vazhdojë mbështetjen për Rusinë gjatë luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po të njëjtën ditë deklaroi se bashkëpunimi i Rusisë me Korenë e Veriut “do të vazhdojë të zgjerohet”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026