Endrit Shabani beson se “Nisma Thurje” merr 5 mandate
Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, tha në emisionin “Ilva now” se objektivi i tyre është një mandat, pasi kanë si synim që të çojnë çdo javë nga një projektligj në parlament. Mirëpo sipas Nismës Thurje, nëse 50.000 personat që janë mobilizuar për ndryshim sistemi do të votonin, atëherë do të merrnin 5 mandate.
“Ne kemi arritur të mobilizojmë 50.000 njerëz për ndryshimin e sistemit të cilat po të konvertohen në mandate, janë 5 mandate. Ne duam të jemi në parlament që çdo javë të çojmë nga një projektligj, për këtë na duhet vetëm një deputet. Çdo deputet tjetër do e përshpejtojë gjithë këtë proces”, u shpreh z. Shabani.
Për Shabanin rëndësi ka transformimi politik që do të çojë në ndryshimin e sistemit, ku sipas tij, sa më shumë mandate të ketë Nisma Thurje, aq më shpejt do të ndodhë ky ndryshim.
“Sa më shumë të jemi kësaj radhe, aq më e madhe do të jetë krisja që i bëjmë sistemit, aq më i shpejtë do të jetë transformimi politik”, u shpreh kryetari i Nismës Thurje, ndërsa tha se edhe nëse nuk do të jenë në parlament, përsëri nuk do të ndalen në kauzën e tyre.
Analisti Aleksandër Çipa e konsideroi metodë jo efikase atë të Nismës Thurje.
“Nuk mund të jetë një parti që dua një deputet që të çoj disa projektligje. Ato projektligje nëse nuk i lobon dhe nëse nuk ke kapacitetin që të bëhen bindje e shumicës, nuk vlen”, u shpreh z. Çipa.
Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, tha për partinë e tij se e kanë të sigurt mandatin dhe se janë përqendruar në disa qarqe kryesore ku mendojnë se kanë fuqi elektorale. Ai u shpreh se nuk synojnë të ndryshojnë sistemin, por të bëjnë ndryshimin brenda sistemit aktual duke e quajtur praktik objektivin e tyre.
“Jemi përqendruar në disa qarqe kryesore ku mendojmë se kemi vërtete një fuqi elektorale. Ndahem disi nga Endriti te këto, 50 mijë firma… dakord, por është tjetër gjë kur i thua njerëzve a doni të ndryshojë sistemi dhe tjetër gjë a doni të më votoni mua. Ne jo vetëm që dalim me mandat por objektivi ynë është shumë praktik. Objektivi është që të marrim aq pushtet sa mundemi për të qenë pjesë e fillimit të ndryshimit brenda sistemit”, u shpreh z. Skënderi.
Nëse Bindja Demokratike nuk do të jetë në parlament, nuk do të përbëjë ndonjë ndryshim për misionin e kësaj partie dhe atë të Arben Skënderit në veçanti.
“Unë do të qëndroj në politikë edhe nëse Bindja nuk hyn në parlament, kam një mision personal, si unë janë shumë të tjerë brenda Bindjes”, u shpreh z. Skënderi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arben Skënderi: Partitë e mëdha kanë polarizuar maksimalisht militantët e tyre
- Endrit Shabani: Një pjesë e mirë e qytetarëve besojnë se vendosin ndërkombëtarët kush qeveris
- Endrit Shabani: Partitë e mëdha prodhojnë gjithçka, përveç entuziazmit
- Arben Skënderi: Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, qytetarët tashmë kanë alternativa
- Skënderi zbulon shqetësimin e PS dhe PD: Tmerrohen nga hyrja e alternativave në Parlament
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë