Shabani: Rama në vilën në Surrel, 800 kw i shpenzon në javë

5 Tetor 2022 | 09:01

Aktivisti Endrit Shabani thotë se qeveritarët janë të shkëputur nga jeta e qytetarëve.

Në emisionin “Goodmorning Albanians”, Shabani u shpreh se pushtetarët që jetojnë në luks, nuk mund t’u japin këshilla qytetarëve se si të kursejnë energjinë elektrike.

Ai mori si shembull kryeministrin Rama që, siç tha, jeton në një vilë super të madhe në periferi, ku fatura e dritave është dhjetëra herë më e madhe se ajo e një konsumatori të zakonshëm. Sipas Shabanit, në vilën në Surrel, 800 kw Rama i shpenzon në javë.

“Një ministër që jeton në një vilë 5 mln euro nuk mund t’u japë leksione qytetarëve se si të kursejnë. Rama jeton në Surrel, ai ka një faturë që është dhjetëra herë më e lartë se ajo e një konsumatori të zakonshëm; 800 kw i shpenzon për të përdorur lavatriçen për një javë”, tha Shabani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026