Shaip Kamberi pritet të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb
Koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Serbi dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin serb.
Alternativa Demokratike Shqiptare, e Shqiprim Arifit nga rezultatet e deritanishme nuk ka mundur të sigurojë dot një mandat deputeti.
Pritshmëritë e partive shqiptare në këto zgjedhje ishte që të siguronin mbi 3 deputetë në Parlamentin e Serbisë.
Me mbi 87 për qind të votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar 43.4 për qind të tyre, ka bërë të ditur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.
Në vend të dytë ka dalë koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 13.1 për qind të votave dhe në vend të tretë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me 11.7 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta