“Shaka e sëmurë”, demokratët në SHBA dalin kundër deklaratave të Trump për Gazën

5 Shkurt 2025 | 18:47

Pasi Trump bëri deklaratat e tij të diskutueshme për Gazën ditën e djeshme, disa demokratë kanë hyrë në mediat sociale për të dënuar komentet e tij.

Shumë e kanë akuzuar presidentin republikan për “promovimin e pastrimit etnik” pasi tha se palestinezët duhet të largohen nga Gaza dhe të vendosen diku tjetër.

“Është e tmerrshme,” u tha gazetarëve Përfaqësuesja Demokratike Alexandria Ocasio-Cortez , duke shtuar: “Është pjesë e kulmit të asaj që unë e shoh si gjenocid ndaj popullit palestinez.”

Përfaqësuesja e Miçiganit, Rashida Tlaib , e cila është palestineze, u bëri thirrje kolegëve të saj demokratë të flasin kundër komenteve.

“Palestinezët nuk po shkojnë askund”, shkroi ajo në një postim në X.

Senatori Chris Murphy nga Connecticut tha se Trump “i ka ikur truri”, ai shtoi se “një pushtim amerikan i Gazës do të çonte në masakrën e mijëra trupave amerikane dhe dekada të luftës në Lindjen e Mesme. Është si një shaka e keqe dhe e sëmurë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026