Shanse për armëpushim në Gaza, Hamasi dhe Izraeli përafrojnë qëndrimet

3 Mars 2024 | 16:46

Shpresat për një armëpushim të ri në Gaza janë rritur. Një delegacion i Hamasit mbërriti në Kajro të Egjiptit, ku po zhvillohen bisedimet e paqes.

Një zyrtar amerikan ka deklaruar se Izraeli “pak a shumë e ka pranuar” ujdinë. Sipas burimit, pauza 6-javore parashikon lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

Persona të shumtë u arrestuan në Tel Aviv natën mes së shtunës dhe së dielës, në një protestë anti-qeveritare.

Disa qindra demonstrues bllokuan rrugët kryesore për të kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu dhe kabinetit të tij, për të rishikuar një marrëveshje eventuale për lirimin e pengjeve në Gaza.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara raportuan hedhjen e parë të ndihmave në Gaza, duke u bashkua me vende të tjera që tashmë kryejnë fluturime të rregullta. Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe mirëpritën lëvizjen, por theksuan se hedhja e ndihmave nga ajri janë opsioni i fundit, pasi nuk përmbushin nevojat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026