SHBA, 1 i vdekur dhe 21 të plagosur nga të shtënat në paradën e Super Bowl
Një person ka vdekur dhe 21 persona janë plagosur në një të shtëna në Misuri në fund të paradës së fitores së Super Bowl të Kansas City Chiefs.
Autoritetet bënë me dje se nëntë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, shkruan BBC.
Policia tha se ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me të shtënat.
Të shtënat u regjistruan në perëndim të Union Station, stacioni i trenit në qendër të Kansas City, ku parada përfundoi rreth orës 14:00 me orën lokale dhe mijëra fansa ishin mbledhur për të parë festimet.
Raportet lokale thanë se lojtarët e Kansas City Chiefs ishin ende në një skenë atje kur u dëgjuan të shtënat e para.
Të shtënat me armë bënë që turma, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit dhe anëtarët e familjes së tij, të vrapojnë për t’u mbrojtur.
Shefi i policisë së qytetit të Kansasit, Stacey Graves tha se oficerët u përgjigjën menjëherë pasi shpërthyen të shtënat me armë dhe detektivët që ishin në vendngjarje hapën shpejt një hetim. Në aksion ka marrë edhe zjarrfikësja, e cila ka dhënë ndihmën e duhur për të lënduarit.
Më shumë se 800 policë ishin në vendngjarje për të monitoruar paradën, thanë zyrtarët. Reparti zjarrfikës i qytetit ishte gjithashtu i pranishëm për të ofruar kujdes mjekësor nëse ishte e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve