SHBA-Britani sulmojnë Jemenin, kërcënojnë rebelët Huthi: Do hakmerremi

12 Janar 2024 | 16:19

Fuqitë perëndimore kanë paralajmëruar me sulme të mëtejshme ndaj rebelëve Huthi, nëse ata vazhdojnë të godasin anijet në Detin e Kuq.

Grupi jemenas bëri të ditur se 5 persona kishin mbetur të vrarë kur forcat amerikane dhe britanike kishin bombarduar objektiva ushtarakë në vend.

Në një deklaratë, presidenti Joe Biden tha se sulmet ishin të nevojshme për të mbrojtur “lirinë e lundrimit”. Ndërsa Londra deklaroi se sulmi kishte ardhur pasi rebelët kishin sulmuar dy luftanije të saj.

James Heappey, ministër i Mbrojtjes në Britani deklaroi:

“Të gjitha ato anije në rajon janë për garantimin e sigurisë për anijet tregtare që përdorin këtë aks të rëndësishëm global. Dhe sikurse u paralajmërua një javë më parë, Britania, Amerika dhe aleatët nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërsa sulmet ndaj mjeteve vazhdojnë”.

Në një reagim, zëdhënësi i rebelëve paralajmëroi se fraksioni do të hakmerret.

“Forcat jemenase nuk do të hezitojnë të sulmojnë burimet e kërcënimeve, qofshin këto objektiva në det apo në tokë, për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e Jemenit. Ky agresion brutal nuk do ta zmbrapsë Jemenin nga mbështetja për popullin palestinez”, deklaroi brigadier Yahya Saree, zëdhënës i rebelëve Huthi:

Prej javësh autoritetet amerikane kishin paralajmëruar se po u soste durimi dhe se do t’u kundërpërgjigjeshin sulmeve të rebelëve, pasi anije të shumta tregtare u goditën nga dronët dhe u morën peng nga militantët, duke detyruar kompanitë të kërkonin akse të reja detare për mjetet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026