SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike

24 Qershor 2026 | 18:11

Aleanca e inteligjencës “Five Eyes”, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, ka paralajmëruar se modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale mund të rrisin ndjeshëm aftësitë për sulme kibernetike dhe se nevojiten masa urgjente për t’u përballur me këtë rrezik.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të hënën, agjencitë e sigurisë theksuan se modelet e gjeneratës së fundit të AI pritet të tejkalojnë pritshmëritë aktuale të industrisë, duke transformuar rrënjësisht si aftësitë sulmuese ashtu edhe ato mbrojtëse në hapësirën kibernetike.

“Afati nuk matet me vite, por me muaj”, thuhet në deklaratë, duke nënvizuar shpejtësinë me të cilën po zhvillohet teknologjia.

Zyrtarët u kërkuan institucioneve dhe kompanive të forcojnë sigurinë digjitale përmes përditësimit të menjëhershëm të sistemeve me probleme, kufizimit të ekspozimit të rrjeteve në internet dhe përdorimit të inteligjencës artificiale për të identifikuar më shpejt dobësitë dhe për t’iu përgjigjur incidenteve.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur po shtohen shqetësimet për modelet e avancuara të AI, të cilat mund të përdoren për të kryer sulme kibernetike komplekse me shpejtësi dhe efektivitet më të madh se më parë.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie. Së fundmi, një version i një modeli të avancuar të inteligjencës artificiale u pezullua për përdorues të huaj pas shqetësimeve për sigurinë kombëtare, ndërsa Agjencia Amerikane për Sigurinë Kibernetike (CISA) ka shkurtuar në vetëm tre ditë afatet për korrigjimin e dobësive kritike në rrjetet qeveritare, duke përmendur rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të AI-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026

Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore

Miliarderi Bill Gates pretendoi para një komisioni të Kongresit Amerikan se dënimi i abuzuesit seksual Jeffrey Epstein kishte për qëllim ta shantazhonte duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, sipas tekstit të...
18:56 | 24/06/2026

Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit

Irani ka eksportuar 40 milionë fuçi naftë të papërpunuar që nga 15 qershori, me gjysmën e këtij vëllimi të transportuar brenda një dite të vetme,...
18:55 | 24/06/2026