SHBA dëbon emigrantët e paligjshëm indianë, dërgohen me avion ushtarak në Punjab

5 Shkurt 2025 | 22:02

Një avion ushtarak me shtetas indianë të akuzuar se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA, arriti në Punjab, në veri të Indisë, të mërkurën. Ky ishte fluturimi i parë i tillë në Indi që kur administrata e Presidentit Trump nisi goditjen ndaj emigrantëve pa dokumente.

Sipas raportimeve të mediave, avioni ushtarak, i cili u ul nën masa të rrepta sigurie, mbante 104 të dëbuar. Autoritetet nuk e konfirmuan numrin, por thanë se të dëbuarit do të priten në mënyrë miqësore.

Nju Delhi, i cili nuk dëshiron ta kthejë emigracionin e paligjshëm në një çështje të debatueshme me Uashingtonin, ka thënë se është i hapur për kthimin e indianëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara, nëse verifikohet kombësia e tyre.

Presidenti Donald Trump tha javën e kaluar se kryeministri indian Narendra Modi e kishte siguruar se vendi i tij do të “bënte atë që është e drejtë” për marrjen e emigrantëve e paligjshëm. Presidenti e bëri deklaratën pas një bisede telefonike me kryeministrin Modi.

Në Nju Delhi, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Randhir Jaiswal tha në një konferencë për shtypin të premten se India dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një proces për frenimim e emigracionit të paligjshëm dhe “se bashkëpunimi në këtë fushë mes Indisë dhe SHBA-së është i fortë dhe efektiv. Kjo do të jetë e dukshme në periudhën në vijim”, tha ai.

Në një takim që mund të mbahet javën e ardhshme mes zotit Trump dhe zotit Modi, tregtia dhe emigracioni janë ndër çështjet kryesore që pritet të bisedohen.

“India nuk dëshiron të fokusohet në çështjen e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm. Interesi i qeverisë është të sigurojë që kanalet e emigracionit të ligjshëm në SHBA për shtetasit indianë të mos kufizohen nga administrata Trump,” thotë Manoj Joshi, bashkëpunëtor në Fondacionin Kërkimor Observer në Nju Delhi.

Këto rrugë ligjore janë vizat H-1B për punëtorët e kualifikuar dhe vizat për studentët.

“Të dyja palët janë të angazhuara për të penguar emigracionin e paligjshëm, duke krijuar gjithashtu më shumë mundësi për emigracionin e ligjshëm të qytetarëve indianë në SHBA”, është shprehur zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Randhir Jaiswal.

Numri i emigrantëve indianë që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA është rritur vitet e fundit. India zë vendin më të madh të emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara nga vendet aziatike, sipas të dhënave të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, numri i tyre i përgjithshëm është ende i vogël. Indianët përbëjnë vetëm rreth 3 për qind të kalimeve të paligjshme.

Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar rreth 18,000 emigrantë indianë pa dokumente që do të kthehen në shtëpi, sipas një raporti të agjencisë Bloomberg javën e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026