SHBA dërgon raketa në Ukrainë
Forcat ruse kanë marrë pothuajse kontrollin e qytetit lindor të Severdonetsk, por ai ende nuk është dorëzuar. Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se luftimet vijojnë në të gjithë qytetin kyç.
Civilët janë paralajmëruar që të mos largohen nga strehimoret e bombave pasi një rezervuar i acidit nitrik thuhet se u godit nga një sulm ajror rus në një fabrikë jashtë qytetit. Në rrjetet sociale u shfaqën fotografi që tregojnë një re në ngjyrë rozë që ngrihet në qiell.
Severodonetsk është qendra adimistrative e rajonit të Luhansk dhe ka qënë në fokusin e ofensivës ruse gjatë operacionit në Donbas.
Një guvernator u ka bërë thirrje banorëve që kanë mbetur që të largohen e të shpëtojnë jetët e tyre, pasi një numër i lartë civilësh po vriten nga bombardimet. Një sulm raketor gjatë natës vrau të paktën 3 persona e plagosi 6 të tjerë në qytetin e Sloviansk.
Presidenti Zelensky u shpreh se ushtria ukrainase ka arritur disa fitore në rajonin e Kherson dhe Kharkiv. Por fitorja e Ukrainës varet nga furnizimet dhe artileria moderne.
Administrata Biden ndryshon vendim dhe pritet të dërgojë sistem më të avancuar raketor, çka mund të përshkallëzojë luftën në Ukrainë.
Ndërsa nga porti i Mariupol i cili kontrollohet nga Rusia është lejuar të largohet anija e parë e mallrave Raportohet se ajo transportonte metal dhe ishte nisur për në Rusi. Ukraina akuzon Moskën për plaçkitje dhe vjedhje.
LEXONI GJITHASHTU
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit