SHBA dhe aleatët: Hakerët verikoreanë po vjedhin sekrete ushtarake

25 Korrik 2024 | 20:35

Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazhit kibernetik, me qëllim të vjedhjes së sekreteve të klasifikuara ushtarake, për të mbështetur programin e ndaluar të armëve bërthamore të Phenianit, kanë thënë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Koreja e Jugut, të enjten.

Hakerët të njohur si Anadriel apo APT45 nga hulumtuesit kibernetikë, kanë shënjestruar apo ndërhyrë në sisteme kompjuterike në shumë kompani inxhinierike, por edhe në ato për prodhim të tankeve, nëndetëseve, avionëve luftarakë, raketave dhe sistemeve të radarëve, është thënë në reagimin e përbashkët të atyre vendeve.

“Agjencitë e angazhuara besojnë se grupi dhe teknikat kibernetike vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për shumë sektorë në gjithë botën, e sidomos në entitetet e këtyre shteteve, por edhe në Japoni dhe Indi”.

Një raport është përgatitur në këtë drejtim prej Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Agjencisë Kombëtare për Siguri të SHBA-së (NSA), Qendrës Kombëtare për Siguri Kinbernetike të Britanisë (NCSC) dhe Shërbimit për Inteligjencë Kombëtare të Koresë së Jugut (NIS).

Duke përdorur identitete të rreme, disa verikoreanë arrijnë të fitojnë deri në 300.000 dollarë në vit nga puna në distancë.

FBI ka lëshuar fletarrestim për njërin prej hakerëve të dyshuar dhe ka ndarë 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që do të ndihmonin në arrestim, shkruan REL.

Ai është akuzuar për hakim dhe pastrim parash, sipas informacioneve të publikuara nga FBI-ja.

Koreja e Veriut, e izoluar ndërkombëtarisht, ka një histori të gjatë të vjedhjes së informacionit të ndjeshëm ushtarak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026