SHBA dhe aleatët njoftuan për stërvitje, Pekini patrullon në Detin e Kinës Jugore

7 Prill 2024 | 15:37

Ushtria e Kinës tha të shtunën se ka kryer patrullime ajrore e detare dhe se të gjitha veprimet “të cilat pengojnë Detin e Kinës Jugore” janë nën kontroll. Duket se kjo është një përgjigje e Kinës ndaj stërvitjeve detare të Shteteve të Bashkuara me aleatë.

Shefat e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Filipineve, njoftuan të shtunën se do të mbajnë stërvitje të përbashkëta në det, për ta ruajtur sundimin e ligjit dhe të drejtën për të lundruar përmes dhe për të fluturuar mbi ujërat e këtij deti.

Kina ka mosmarrëveshje territoriale ta kamotshme me disa vende të Azisë juglindore në Detin e Kinës Jugore, i cili është rrugë shumë e rëndësishme e tregtisë. Përplasjet me Filipinet në veçanti janë rritur nga viti i kaluar, shkruan REL.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer patrullime të përbashkëta me Filipinet si shenjë mbështetjeje për të.

Kina thotë se SHBA-ja po i nxit tensionet duke u përzier në mosmarrëveshjet e tyre.

Në një komunikatë të shkurtër, Komanda Jugore e ushtrisë kineze tha se ka organizuar patrullime dhe se “të gjitha aktivitetet ushtarake të cilat e pengojnë Detin e Kinës Jugore dhe krijojnë pika të nxehta janë nën kontroll”.

Në komunikatë nuk u përmendën Shtetet e Bashkuara, apo stërvitjet e përbashkëta.

As Shtetet e Bashkuara e aleatët e tyre nuk e përmendën Kinën në komunikatën e tyre, por këto katër vende e ritheksuan qëndrimin e vet se një vendim i arbitrazhit ndërkombëtar – i cili i zhvlerësoi pretendimet e mëdha të Kinës në Detin e Kinës Jugore – është përfundimtar dhe ligjërisht detyrues.

Rritja e tensioneve në ujërat e kontestuara pritet të jetë në krye të agjendës kur presidenti amerikan, Joe Biden, i pret homologët e vet nga Japonia dhe Filipinet në një takim në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026