SHBA dhe BE, në lëvizje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme
Përpjekjet diplomatike amerikane dhe evropiane për të frenuar konfliktin në Lindjen e Mesme vazhdojnë. Sekretari amerikan i Shtetit ndaloi në Katar, ku zhvilloi bisedime me princin Tamim dhe ministrin e Jashtëm Al Thani.
Më vonë, Antony Blinken theksoi se prioritet i turit të tij ishte parandalimi i zgjerimit të konfliktit, ndërsa foli edhe për katastrofën humanitare në Gaza.
“Shumë civilë palestinezë po vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit, medikamenteve dhe elementë të tjerë bazikë. Fëmijët janë më të prekurit”,-tha Antony Blinken, sekretar i Shtetit, SHBA.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u takua me presidentin izraelilt Isaac Herzog në Izrael. Më vonë ajo u takua me homologun Israel Katz, ku afirmoi të drejtën e shtetit hebre për t’u vetëmbrojtur, si dhe nevojën për të mbrojtur civilët palestinezë.
“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza. Ai duhet të gjejë një mënyrë për ta luftuar Hamasin pa dëmtuar civilët”,-tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.
Ndërkohë, pasi zhvilloi bisedime në Liban, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell udhëtoi drejt Arabisë Saudite për të biseduar mbi konfliktin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë